Elegancë që buron nga natyra. 🖤💚
Një dorëzore unike NERO, e punuar tërësisht me dorë dhe e krijuar nga një kombinim i përzgjedhur gurësh natyralë dhe origjinalë, në nuanca të thella të gjelbërta dhe të zeza, të kompletuara me detaje elegante gold.
Në qendër, elementi gold me gurë shkëlqyes i jep dizajnit karakter luksoz dhe e bën dorëzoren të dallueshme në çdo detaj.
Çdo gur përzgjidhet dhe renditet individualisht në sajlë profesionale të cilësisë së lartë dhe me rezistencë maksimale, ndërsa lidhësja magnetike premium mundëson vendosje të lehtë, të sigurt dhe elegante.
Për shkak të strukturës dhe nuancave natyrale të gurëve, nuk ekzistojnë dy dorëzore NERO plotësisht të njëjta. Çdo copë është unike — e punuar për mashkullin që kërkon stil, individualitet dhe diçka ndryshe nga prodhimi masiv.
Handmade • Natural Stones • Unique Design • Premium Quality
NERO — BOLD BY NATURE


























