Një aksesor me pamje elegante dhe karakter modern. Rripi i zi me teksturë kombinohet me pllakën qendrore gold, të punuar me një motiv të imët gjeometrik. Detajet silver në të dy skajet krijojnë një kontrast të pastër dhe i japin byzylykut një pamje të veçantë në kyçin e dorës.
Në lidhësen e artë, në pjesën e pasme, është vendosur mbishkrimi KARL LAGERFELD. Modeli përshtatet si me kostum dhe këmishë, ashtu edhe me veshje të përditshme elegante.
Detajet e produktit:
Brendi: Karl Lagerfeld
Për meshkuj
Ngjyrat: e zezë, gold dhe silver
Pllakë qendrore gold me teksturë gjeometrike
Lidhëse e artë me mbishkrimin KARL LAGERFELD












































