Një byzylyk me dizajn të veçantë, ku tekstura e gërshetuar takohet me detajet moderne metalike. Modeli përbëhet nga dy shirita në ngjyrë kafe: njëri më i gjerë, me gërshetim të theksuar përgjatë gjatësisë, dhe tjetri më i hollë e i lëmuar.
Në pjesën ballore, shiriti i hollë zbukurohet me elemente drejtkëndore prej metali të errët, të ndërthurura me vija në ngjyrë ari. Ky kombinim krijon kontrast me ngjyrën kafe dhe i jep byzylykut një pamje elegante, pa e rënduar dizajnin.
Në pjesën e pasme ndodhet lidhësja magnetike në ngjyrë të errët, me logon Karl Lagerfeld në njërën anë. Byzylyku mund të kombinohet me kostum e këmishë për një paraqitje të rafinuar, ose me veshje të përditshme kur dëshiron një detaj që bie në sy.
Detajet e modelit:
Dy shirita në ngjyrë kafe
Gërshetim dekorativ në shiritin e gjerë
Elemente ballore metalike të errëta me vija gold
Lidhëse magnetike me logon Karl Lagerfeld


























